/


Community Building Mitrovica organizoi punëtori për vazhdimin e planit strategjik të Ekipit Regjional të Monitorimit.

Ky aktivitet ishte vazhdim i punëtorisë dyditore për krijimin e dokumentit strategjik të Ekipit Regjional të Monitorimit i cili ishte mbajtur fillimisht në Gusht të vitit 2015. Gjatë këtij takimi me antarët e ERM, të cilët në të njejtën kohë janë përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare nga rajoni i Mitrovicës u diskutua për objektivat e këtij dokumenti.

Ekipi Regjional i Monitorimit(ERM) është rrjet i shoqërisë civile i cili ka tre role dhe qëllime kryesore në procesin e krijimit të një modeli mbikqyrës kredibil të shoqërisë civile në raport me institucionet lokale në mënyrë që t’i mbajë ato trasparente dhe llogaridhënëse. Ky rrjet synon që të asistojë në nevojat e OJQ-ve gjatë implementimit të metodave të ndryshme monitoruese; OJQ-të pjesëtare të ERM-së do të shërbejnë si pikë referuese dhe burim për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile në këtë drejtim; Ekipi Regjional i Monitorimit do veprojë si partner i institucioneve lokale në zhvillimin e ekspertizave mbi transparencën.

Ky takim u organizua si pjesë e projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe bashkë-financohet nga Agjencioni Austriak për zhvillim, Ambasada e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT, kurse implementohet nga Community Building Mitrovica (CBM) dhe Koalicioni : Qendra për Rini, Burime dhe Media.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD