Vesna and Edin: Names that influence and transform destinies


Dita botërore e humanizmit na sjelle në mendje një pyetje: 
Çka na duhet, për të ndryshuar boten?

Një pjesë e njerëzve besojnë se ndryshimi nuk është detyrë e tyre. Obligimet ditore qe kane dhe planet për të ardhmen, nuk lenë hapësire për t’u angazhuar. Ne anën tjetër, janë disa njerëz që shkojnë një hap përtej: e dinë sa i rëndësishëm është ndryshimi ne një aspekt të caktuar dhe zgjedhin të bëjnë hapin e parë, pa analizuar pengesat apo vështirësitë!
Pra, çka na duhet për të filluar ndryshimin?!
Pos dëshirës se pa diskutueshme për te dhënë diçka prej vetes për ata qe kane me pak,  vizioni dhe qëllimi janë definitivisht te rëndësishme ne këtë mes. Normalisht, rrugëtimi nuk do te jete i lehte. Çfarëdo ndryshimi kërkon dedikim te madh, kreativitet për te tejkaluar vështirësitë dhe sfidat qe vijnë pa pritur gjate rrugës, bashkëpunim dhe zgjerim te rrjetit te njerëzve qe janë te interesuar për te njëjtën çështje, përcaktim te qëllimeve te matshme dhe mbi te gjitha qëndrueshmëri. 


Njoftohuni me Vesnen dhe Edinin, dy nga njerëzit qe zgjohen çdo dite me idenë se dikush ka nevoje për ta dhe ata duhet te bëjnë me te mirën qe munden.
Sot, kur bota shënon ditën e humanizmit, nuk kemi si te mos e përmendim kontributin e madh qe Edin Lahi dhe Vesna Cosic e kane bere tash e sa vite jo vetëm për Mitrovicën por edhe me larg.


Vesna Cosic ka filluar me disa aktivitete te punës humanitare qe nga mosha 12 vjeçare. Kur e pyesim ‘PSE?’ ajo thotë se beson se disa njerëz janë te lindur me dëshirën për te ndihmuar. Aktivitetet e Vesnes janë te dedikuara me se shumti për njerëzit qe kane pak ose aspak te ardhura, pra kane status me te ulet financiar. Ajo thotë se ditët kur arrina t’i ndihmoje dikujt, janë ato kur ndien se ka marre shpërblimin me te madh.
Duke qene se edhe Vesna ka angazhime tjera, është ndonjëherë e vështire te gjeje balosnin mes te dyjave. Ndaj, vetvetiu lindë pyetja se si ja del ta mbaje vetën te motivuar gjate gjithë kohës. ‘Motivimi më i madh për t'iu përkushtuar punës humanitare është koha në të cilën jetojmë. Njerëzit janë larguar shumë nga njëri-tjetri por edhe nga natyra. Mbizotërojnë tipare shumë negative dhe dëshira ime është të ndryshoj shoqërinë në të cilën jetoj për mirë’ thotë ajo. 

Edin Lahi, një tjetër aktivist nga Mitrovica, ka filluar punën humanitare nga viti 2013 – atëherë kur i ka filluar edhe studimet për ‘Pune Sociale’.  Që atëherë, ai përkundër angazhimeve ne studime dhe në pune, asnjëherë nuk është ndalur ne përpjekjen e tij për te dhënë kontributin e tij për personat me aftësi te kufizuara dhe komunitetin jo-shumicë. 


Edini e përshkruan punën humanitare si kënaqësi. Kur e pyesim se çka e motivon te mos ndalet, pa marre parasysh angazhimet ne etapa te ndryshme te jetës, ai thotë ‘si qenie sociale qe jemi, secili ne ndonjë periudhe te jetës ka nevoje për ndihme dhe për dikën. Ndaj, është obligim dhe kënaqësi shume e madhe te jesh aty kur dikush ka nevoje’.


Si përfundim, a e dini çka duhet për te ndryshuar boten?
Dëshira nuk mjafton por aty fillon gjithçka.
Pyetja nuk është ‘a mundemi?’ sepse secili nga ne ndeshemi çdo dite me mundësi për te ndihmuar.
Pyetja është ‘kush ka nevoje për ndihme?’ dhe pasi ta definojmë saktësisht ketë gjë, mjafton te fillojmë me personin qe është me afër nesh.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD