Me projektin ‘’Our matters’’ aktivitetet vazhdojnë


Organizata joqeveritare ‘’Qendra për zhvillimin e Gruas’’ në kuadër të projektit ‘’Our matters’’ që implementohet nga Community Building Mitrovica, organizoi aksion vetëdijsues me 20 vullnetarë të Ojq ’YEC Synergy’’ në sheshin kryesor të Veriut të Mitrovicës.

Qëllimi i këtij aksioni  ishte që t’i kontriboj kauzës së barazisë gjinore dhe përmirësimit të pozitës së gruas të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Veriun e Mitrovicës, dhe poashtu të ngrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë  mbi këtë çështje. Gjatë këtij aktiviteti vullnetarët bënë grafite me motive të barazisë gjinore dhe shpërndanë material promovues (400 fletëpalosje dhe 100 posterë). Me këtë rast u ftuan qytetarët që të marrin pjesë në  debatet e hapura publike që do organizohen mbi këtë temë. Në kuadër të këtij organizimi banorët e Veriut të Mitrovicës paten mundësinë që të shprehin opinionet e tyre lidhur me barazinë gjinore duke plotësuar 200 pyetësorët që ishin në dispozicion.

‘’Our matters’’ implementohet nga Community Building Mitrovica, dhe mbështetet nga PAX for PEACE.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD