Gratë nga rajoni i Mitrovicës ngrisin aftësitë e tyre praktike në fushën e biznesit


Gratë nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës të cilat kanë përfituar grante, në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, kishin mundësinë të jenë pjesë të një vizite shkëmbyese studimore në Bujanovac/Bujanoc(Serbi) dhe Gostivar(Maqedoni). Në kuadër të këtij aktiviteti ato vizituan bizneset e ndryshme dhe për dy ditë e gjysmë ndanë përvojën e tyre me gratë sipërmarrëse nga Komuna e Bujanocit, respektivisht e Gostivarit.

Zt. Enis Salihi udheheqës i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Znj. Fazila Azemovic eksperte në lidhje me zhvillimin ekonomik lokal në Komunën e Bujanovac/Bujanoc, mirëpriten ngrohtë gratë përfituese të cilat poashtu kishin mundësinë për t'u takuar dhe për të shkëmbyer kontakte edhe me gratë sipërmarrëse nga kjo Komunë(udhëheqëse të bizneseve të ndryshme si: salloneve të bukurisë, kooperativave, etj). Eksperiencë e ngjashme e takimeve me akterë të ndryshëm nga fusha e biznesit ishte e rezervuar për gratë nga Mitrovica edhe vizita në Gostivar.

Përmes kësaj vizite, gratë fillestare në biznes nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicë, mësuan mbi praktikat më të mira të të bërit biznes nga sipërmarrëse me përvojë.

Projekti ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’, është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT - ndërsa implementohet nga Community Building Mitrovica në partneritet me D&G Solutions.


GruajaGratë në biznes

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD