TREGIME TË FUQIZIMIT: GRATË NË BIZNES


Mbi 100 gra nga  Mitrovica e Veriut dhe e Jugut, të cilat vijnë nga komunitete  të  ndryshme, zona rurale dhe urbane, kanë qenë pjesë e projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. Projekti ka për qëllim që të kontribuojë në përmirësimin ekonomik dhe social në Veri dhe Jug të Mitrovicës përmes përfaqësimit të gruas në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e ambientit mbështetës të biznesit për gratë që fillojnë biznes.

Në kuadër të këtij projekti është krijuar rrjetëzimi i grave sipërmarrëse; janë ofruar trajnime dhe janë ngritur kapacitetet e 100 grave sipërmarrëse dhe fillestare në biznes; janë ndarë 33 grante në vlerë prej më se 112,000.00 Eur, së paku 20 gra pjesë e këtij projekti janë vetëpunësuar në bazë te kësaj mbështetje, derisa është ofruar konsulencë dhe mentorim nga ekspertë të biznesit për gratë pjesëmarrëse në këtë projekt.

Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions, dhe është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë,  bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT.

Broshurë për përfitueset e grantit të projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”

Më poshtë mund të gjeni dhe versionin e shkurtër dhe të gjatë të dokumentarit të realizuar për përfitueset e projektit ''women start-ups'':

 

Versioni i gjatë:

 

Versioni i shkurtë:


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD