TË RINJËT NGA VERIU DHE JUGU I MITROVICËS FESTUAN DITËN E FALENDERIMEVE SË BASHKU


Me datë 24 nëntor, 2016 – studentët e Programit Access nga Mitrovica i’u bashkangjitën festimeve të Ditës së Falenderimeve, festë kjo që shërben si rikujtim për të vlerësuar dhe për të qenë mirënjohës për gjërat e mira në jetë.

 

E bazuar legjendë dhe mit, kjo festë kremton mbledhjen e përbashkët të korrjeve të kolonistëve të Plymouth dhe amerikanëve vendas të Wampanoag në vitin 1621.Pasi që zyrtarisht u përcaktua si festë kombëtare, tani më shumë se 200 vjet më vonë Dita e Falenderimeve ka evuluar në një festë me shumë tradita të reja dhe në një ditë që inkurajon mirënjohjen.

Me këtë rast, 40 studentë të Programit Access nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës, për herë të parë për këtë gjeneratë zhvilluan klasë të përbashkët në ambientet kolegjit IBCM. Studentët ndoqën prezantimet e njëri – tjetrit të realizuar për festën e Falenderimeve, ndërkohë që në këtë aktivitet morrën pjesë dhe studentët e Alumni Access Program-it, si dhe miqtë e tyre nga IBCM-i.

Programi për mësimin e gjuhës angleze ‘’English Access Microscholarship Program'' financohet nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD