Të rinjët nga Jugu dhe Veriu i Mitrovicës avancojnë së bashku aftësitë e tyre në gjuhën angleze


Me 20 Tetor, Community Building Mitrovica organizoi ceremoninë e diplomimit të 40 - të rinjëve nga Mitrovica e Jugut dhe Veriut të cilët ishin pjesë e kursit 2 (dy) vjeçar të mësimit të gjuhës angleze nën projektin ‘’English Access Microscholarship Program’’.

Me rastin e diplomimit të gjeneratës së dytë të Access Programit, u prezantua dhe klasa e re, gjenerata e tretë e Access Programit - 2018. Për dy vitet e ardhshme 40 të rinjë nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës do të kenë mundësinë të ndjekin këtë kurs të gjuhës angleze pa pagesë, të mbështetur Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe që implementohet nga Community Building Mitrovica.Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë Ambasadori Zt.Greg Delawie dhe përfaqësues tjerë të Ambasadës Amerikane, Zëvendes-Sekretarja e Shtetit Amerikan për programe akademike Znj.Mala Adigba, Drejtori i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Jugut Zt.Pajazit Hajzeri, prindërit krenarë, publiku dhe mediat.

Kordinatorja e projektit Znj. Natasa Saveljic bëri hapjen e ceremonisë. ’’Mirëserdhët të nderuar student, partner, dhe miq në këtë event festiv përmbylles të 2(dy) viteve të punës së madhe dhe të suksesshme, kjo ceremoni u organizua t’i nderojmë dhe t’u duartrokasim arritjeve të studentëve të gjeneratës së dytë të Access Program – Mitrovica dhe me këtë rast të mirëpresim gjeneratën e re, të tretë të këtij programi’’ – tha Znj. Saveljic. Në adresimin e saj publikut, Znj. Saveljic vuri theksin në qëllimin e programit që synon të ngrisë aftësit dhe potencialet e të rinjëve në gjuhën angleze por jo vetëm, ‘’ky projekt shërben dhe si platform mësimi dhe shkëmbimi në mes të të rinjëve nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës’’ – potencoi ajo.

Ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie personalisht u ka dorëzuar certifikatat e diplomimit studentëve dhe në fjalimin e tij drejtuar audiencës u shpreh shumë i lumtur që po uron këtë grup të talentuar studentësh.“Une jam shumë i impresionuar me përkushtimin dhe këmbenguljen tuaj, por më së shumti më lë përshtypje dëshira e juaj për të shfrytëzuar kohën tuaj për të mësuar gjuhën angleze dhe kulturën amerikane’’ u shpreh Ambasadori Delawie. Ai këshilloi studentët të vazhdojnë me mësimin e gjuhës angleze dhe të kërkojne mundësi të reja ku ata mund të zhvillojnë aftësitë e tyre.
Të diplomuarit e Access Program - Mitrovica gjithashtu ndanë përvojen e tyre në lidhje me programin duke falenderuar CBM-in dhe Ambasadën Amerikane për këtë mundësi ''shumë produktive dhe edukative'' - sipas tyre.

Ceremonia përfundoi me shpërndarjen e certifikatave të diplomimit nga Ambasadori Delawie dhe me ndarjen e certifikatave startuese për gjeneratën e re të Access Programit.


Të rinjtëAccess program

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD