50 GRA PJESË E PROJEKTIT ‘BIZNESET FILLESTARE’ PROMOVUAN PRODHIMET DHE SHËRBIMET E TYRE


Me 22 nëntor, 50 pjesëmarrëse të projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” patën mundësi që të promovojnë prodhimet si dhe shërbimet e tyre në panairin ‘’Gratë në biznes - Mitrovica, 2016’’.

 

Kjo ngjarje u organizua nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D&G Solutions, derisa ajo u zhvillua në sheshin kryesor në jug të Mitrovicës. Panairi pati edhe pjesëmarrës nga institucionet qendrore dhe lokale, donatorë, organizata lokale dhe ndërkombëtare si dhe media. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut Safet Kamberi u shpreh i ngazëllyer për sukseset e këtij projekti, për të cilin tha ‘’ka mobilizuar të gjitha këto gra me kapacitete dhe burime për të i’u bashkangjitur tregut të punës në Mitrovicë me bizneset e tyre’’.

Në panair - 50 gratë pjesë e projektit nga veriu dhe jugu i Mitrovicës, nga to 33 përfituese dhe 17 gra pjesëmarrëse prezantuan bizneset e tyre, shkëmbyen kontaktet me konsumatorët si dhe ju ofruan informacione mbi prodhimet dhe shërbimet që ato ofrojnë.

Koordinatori i projektit – Kenan Beqiri tha një ndër synimet e projektit është që të lidhin dhe të krijojnë bashkëpunim në mes të grave që vijnë nga veriu dhe jugu i Mitrovicës e që më pas kontribuon në pajtimin dhe angazhimin drejt ndërtimit të paqes, derisa ‘’është më se e sigurt se ky panair është një platform e mirë e cila ju ofron këtyre grave që përmes këtij projekti të paraqesin prodhimet dhe t’i ndajnë ato me njëra-tjetrën’’, - potencoi ndër të tjera zt. Beqiri.

Panairi ishte njëditor, dhe shërbeu si një ngjarje me rëndësi për gratë fillestare në biznes dhe pjesëmarrëset në këtë projekt që të nxisin konsumatorët dhe krijojnë kontakte të reja me bizneset tjera.

Panairi 'Gratë në biznes – Mitrovica, 2016' është organizuar si pjesë e projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, projekt ky i financuar nga ana Bashkimit Evropian Zyra në Kosovë, në bashkëfinancim nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT.


GruajaGratë në biznes

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD