CBM DHE AKTIV KËRKOJNË QASJE NË DREJTËSI PËRMES AKSIONEVE NË RRUGË


Community Building Mitrovica (CBM) dhe AKTIV në partneritet me Programin ‘Kërko Drejtës’ organizuan aksione rrugore me qëllim për të informuar qytetarët mbi themelimin dhe funksionimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Këto aktivitete u realizuan para dy ndërtesave, ku gjykatat e reja supozohet të vendosen: para objektit të ish-Jugobankës në Mitrovicën e Jugut dhe para gjykatës së EULEX-it në Mitrovicën e Veriut. CBM dhe AKTIV shpërndanë broshura informative dhe materiale tjera promovuese për t’i informuar qytetarët në lidhje me krijimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Aksionet rrugore shënuan kulminacionin e kampanjës në mediat sociale e cila ka ekspozuar mungesën e njohurive që qytetarët kanë mbi planet e qeverisë për të themeluar institucionet gjyqësore në veri dhe jug të Mitrovicës. Kampanja ka qenë e bazuar në gjetjet e CBM dhe AKTIV pas anketës së realizuar me qytetarët e veriut dhe jugut të Mitrovicës që pasqyrojnë dështimin e qeverisë për të informuar qytetarët rreth këtij shërbimi shumë të rëndësishëm publik. Kampanja ishte e përbërë nga shtatë mesazhe të përditshme që u ndanë përmes mediave sociale gjatë gjithë javës – ku secili mesazh reflektoi njohuritë dhe pikpamjet e qytetarëve të veriut dhe jugut të Mitrovicës mbi integrimin e sistemit të drejtësisë në rajonin e Mitrovicës.

 

Programi Kërko Drejtësi (D4J) financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga National Center for State Courts(NCSC) për të mbështetur zhvillimin e fuqishëm të kërkesës për drejtësi në Kosovë të bazuar në dëshmi. Nëpërmjet D4J, NCSC është duke i mobilizuar OSHC-të partnere për të vepruar si agjentë të ndryshimit për të nxitur llogaridhënie, transparencë dhe integritet në sektorin e drejtësisë. Për më shumë informata, shih:www.kerkodrejtesi.org


Të rinjtëD4J

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD