CBM shënoi edhe një vit tjetër të suksesshëm në ndërtimin e komunitetit


Community Building Mitrovica organizoi takim përmbyllës për këtë vit kalendarik, duke sjellë së bashku partnerët dhe bashkëpunëtorët të cilët kanë kontribuar në arritjen e rezultateve të përbashkëta vjetore dhe për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mëtejshëm dhe mundësitë për projekte të ardhshme të përbashkëta.

‘’CBM ka përvojë të angazhimit aktiv në Rajonin e Mitrovicës, për më shumë se pesëmbëdhjetë vite, gjithmonë me qëllim për të identifikuar dhe avancuar përpara interesat e përbashkëta të qytetarëve përmes lehtësimit të dialogut ndëretnik dhe avokimit, si dhe forcimit të shoqërisë civile duke siguruar llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve '' – tha në fjalën e saj Znj.Hajdari Hajra.
Në kuadër të CBM-it operojnë tre programe kryesore: programi për qeverisje të mirë, të drejtat e njeriut dhe edukimi, si dhe programi mbi tejkalimin e hendekut dhe urëlidhje.Në kuadër të këtyre programeve shumë projekte janë implementuar, nëpërmjet të cilave 23 OJQ nga Rajoni i Mitrovicës kanë përfituar grante, 33 gra nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës kanë filluar ose kanë zgjëruar bizneset e tyre me anë të mbështetjes së dhënë nga CBM në vlerë prej më se 112,000.00 euro, 40 të rinj kanë avancuar aftësitë e tyre në gjuhën angleze  dhe janë diplomuar në kuadër të projektit ‘’English Access Microscholarship Program’’, ndërsa dhe 40 studentë të rinj i janë bashkangjitur programit.
''CBM do të vazhdojë të punojë në këto tre programe specifike, duke u përpjekur për të përmbushur misionin dhe vizionin e saj, bazuar në qëllimet dhe planifikimin strategjik të cilat janë rishikuar së fundmi.’’ – potencoi në fjalën e tij drejtuar audiencës, Zt.Nestorović.

Përfaqësuesit e CBM-it falenderuan donatorët, partnerët dhe individët të cilët kanë qenë pjesë e punës së Community Building Mitrovica, dhe shprehën shpresë për të vazhduar partneritet të suksesshëm edhe në të ardhmen.  Ky takim ka shërbyer që CBM edhe njëherë të marrë mbështetje për projektet e ardhshme nga partnerët e saj. Një gjë të tillë e konfirmoi dhe nën-kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Zt.Faruk Mujka, si dhe partnerët dhe bashkëpunëtorët tjerë si UN Habitat, organizatat tjera joqeveritare nga Rajoni i Mitrovicës njëherësh anëtare të Mitrovica Region Monitoring Team, gratë përfituese të granteve në kuadër të projektit ‘’women start-ups’’ dhe  të rinjët Mitrovicas.
Në fund të këtij eventi, dokumentari i përgatitur për përvjetorin e 15-të të CBM-it u shfaq për audiencën.

 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD