CBM feston përvjetorin e 15-të


Community Building Mitrovica ka arritur një moment kulminante këtë vit, me rastin e festimit të 15 - vjetorit të ekzistencës. Të enjten me datë 15.09.2016, CBM organizoi një event të paharrueshëm me punonjësit e saj, partnerët, donatorët dhe miqtë për të festuar këtë arritje. Gjatë gjithë historisë dhe rritjes CBM formësoi pozitivisht komunitetin, realizoi projekte të cilat kanë pasur një ndikim vital dhe të qëndrueshëm në jetën e qytetarëve të Mitrovicës dhe sherbeu si urë e bashkëpunimit.

''15 vjet të punës së vështirë, 15 vjet të përpjekjeve për të bërë këtë qytet dhe rajonin një vend më të mirë për të jetuar, për të bërë jetën më të lehtë për qytetarët e saj, për të sjellë përsëri normalitetin (siq themi ne në CBM), 15 vjet të sfidave, por edhe dashurisë dhe përkushtimit në tejkalimin e hendekut dhe urëlidhje,'' tha në fjalën e saj drejtuar audiencës drejtoresha ekzekutive e CBM-it Znj.Aferdita Sylaj Shehu. ''Mbi 300 projekte, disa më të vogla, disa më të mëdha, disa më të dukshme dhe disa jo, por ajo që ishte më e rëndësishme është se kemi pasur komunitetet tona pjesë të projektimit, zbatimit dhe arritjeve, dhe edhe ateher kur nuk kemi pasur sukses ishim përsëri bashkë për të motivuar njëri - tjetrin,'' shtoi ajo.

Një ndër iniciatorët e parë të CBM-it dhe përfaqësuesja e organizatës PAX nga Holanda Znj.Miriam Struyk në fjalën e saj reflektoi mbi këto 15 vite të ekzistencës dhe zhvillimit të CBM-it, dhe sesi çdo gjë filloi si një ide që tashmë është shndërruar në një organizatë të fuqishme dhe të besueshme që sjell ndryshim pozitiv.

Si një organizatë lidere joqeveritare, CBM me krenari festoi 15 vjet të rritjes dhe progresit, dhe poashtu angazhimit për të vazhduar fuqizimin e komuniteteve dhe lehtësimin e dialogut në rajonin ende të brishtë të Mitrovicës.

 

Për Community Building Mitrovica:

Community Building Mitrovica (CBM) është organizatë joqeveritare lokale që operon në fushën e paqes dhe ndërtimit të komunitetit në rajonin e Mitrovicës dhe më gjërë. Qëllimi i përgjithshëm i CBM-it është të lehtësojë kontaktin, dialogun dhe bashkëpunimin në mes të qytetarëve në gjithë rajonin e Mitrovicës.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD