33 pjesëmarrëse të projektit ‘’women start-ups’’ përfitojnë grante nga CBM


Në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’, Community Building Mitrovica dhe D&G Solutions ndanë 33 grante për pjesëmarrëset e këtij projekti në total prej: 112,500.00 Euro. Ceremonia e ndarjes së granteve u zhvillua në Agjensionin regjional për zhvillim në Mitrovicën jugore.

Mbi 100 pjesëmarrëse nga zonat rurale dhe urbane të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut kanë qenë pjesë e trajnimeve, për t’u certifikuar më pas në fusha të ndryshme si : Menaxhimi i Financave; Planifikim Biznesi ; Mobilizimi i fondeve; Marketing dhe Shitje, etj theksoi kordinatori i projektit Zt.Kenan Beqiri. ‘’Nga 33 përfituese të granteve, 75% prej tyre janë biznese të reja ndërsa pjesa tjetër nuk janë themeluar më vonë se dy vite’’ – tha Zt.Beqiri.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut Zt.Agim Bahtiri falenderoi CBM-in për implementimin e projekteve të tilla që kanë për qëllim përmirësimin e jetëve të qytetarëve që jetojnë në Veri dhe Jug të Mitrovicës.

Me rastin e adresimit të tyre audiencës, dy ndër përfitueset e granteve Fatmire Musa dhe Olga Ilić, ndanë eksperiencën e tyre si pjesë e projektit dhe shprehën mirënjohjen ndaj CBM-it dhe D & G Solutions për mbështetjen, fuqizimin dhe ngritjen e aftësive të tyre biznesore dhe sipërmarrëse që u hapin rrugë për pavarësi ekonomike. Në këtë konferencë, dhe zyrtarisht u ndanë certifikatat e granteve për gratë përfituese.

Në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ mbi 100 gra janë trajnuar në fusha të ndryshme të biznesit dhe sipërmarrësisë, më shumë se 50 prej tyre kanë qenë përfituese të sesioneve të mentorimit nga gratë mentore me qëllim të mbështetjes në shkrimin e planeve të biznesit, gjatë kësaj periudhe pjesëmarrëset e projektit poashtu kanë krijuar Rrjetin e Grave në Biznes, ndërsa lansimi i Web Platformës synon që të lehtësojë komunikimin ndërmjet grave mentorëve dhe grave pjesë e këtij projekti.

Projekti ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës në Jug dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.


GruajaGratë në biznes

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD