CBM organizon ceremoninë përmbyllëse të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’


Community Building Mitrovica (CBM) dhe Koalicioni: Qendra për Rini, Burime dhe Media, gjatë ditës së sotme organizuan ceremoninë përmbyllëse të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’. Në këtë event ishin prezentë Zt.LiborChlad – zëvendës udhëheqës i sektorit të bashkëpunimit, në Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë, Znj.Anika Snel – këshilltare për çështje të përgjithshme dhe politike në Ambasadën Mbretërore të Holandës në Kosovë, nënkryetari i Komunës së Mitrovicë së Jugut Zt.Safet Kamberi, dhe përfaqësues të lartë të institucioneve lokale të shtatë komunave të monitoruara në kuadër të këtij projekti.

‘’Të arriturat kryesore të projektit gjatë këtyre dy viteve të implementimit janë: ngritja e kapaciteteve të organizatave joqeveritare në lobim, avokim dhe monitorim të institucioneve lokale; krijimi i Ekipit Monitorues së Regjionit të Mitrovicës; nxitja e pjesëmarrjes qytetare në proceset e ndryshme vendimarrëse’’ – tha Znj.Florentina Hajdari Hajra, menaxhere e programit për qeverisje të mire në CBM. Në fjalën e tij përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë theksoi faktin se ky projekt ka kontribuar në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të OJQ-ve në monitorimin e institucioneve lokale dhe nxitjes së debatit publik. Ndërsa Znj.Snel nga Ambasada Holandeze në Kosovë në fjalën e saj përmendi CBM-in si një ndër partnerët më serioz të kësaj Ambasade, që gjithmonë me anë të projekteve të ndryshme synon të përmirsojë jetët e qytetarëve të regjionit të Mitrovicës dhe më gjërë.Pas prezantimit të rezultateve të projektit, mysafirët kishin rastin që të njihen më për së afërti me përfituesit e granteve në kuadër të këtij projekti, e të cilët poashtu kishin mundësinë që të prezantojnë punën e tyre në një mini-panair të organizuar si pjesë të kësaj ceremonie përmbyllëse.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti ishte që të kontribojë në rritjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës së institucioneve lokale përmes pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile. Si target grup i projektit ishin të gjitha OSHC-të nga Komuna e Mitrovicë së Jugut, Komuna e Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Vushtrrisë, Zubin Potokut, Skenderajit and Zveqanit. Përfituesit tjerë të këtij projekti janë qytetarët e Kosovës, veqanërisht 276.288 banorët që jetojnë në regjionin e Mitrovicës.

‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ u mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe u bashkë-financua nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, Ambasada Mbretërore e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT, kurse u implementua nga Community Building Mitrovica (CBM) dhe Koalicioni : Qendra për Rini, Burime dhe Media.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD