CBM organizon vizitë studimore në Maqedoni


Nga data 20 deri më 23 Prill, një grup prej 14 aktivistëve të shoqërisë civile nga Mitrovica ishin pjesë e një vizite studimore në Gostivar, Maqedoni. Qëllimi i kësaj vizite ishte që të njihen më për së afërti me punën e institucioneve lokale dhe shoqërisë civile, bashkëpunimin mes tyre, dhe përfshirjen e këtyre të fundit në proceset vendimarrëse, lobim dhe avokim.

Përfaqësuesit e organizatave të ndryshme joqeveritare patën mundësinë që me kolegët nga Maqedonia të ndajnë sfidat dhe mekanizmat për përmirësimin e punës në komunat e tyre.Në kuadër të kësaj vizite studimore, grupi u takua dhe me përfaqësuses të Komunave: Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë, me OJQ-të: Help, Youth Empowerment Platform, Kryqin e Kuq, ADI, etj. Përveq fushës së qeverisjes së mire, pjesëmarrësit ishin të etur që të mësonin më shumë mbi mënyrën e jetesës në shoqëri multietnike.

Kjo vizitë studimore ishte pjesë e ndërtimit të kapaciteteve për OSHC-të lokale për monitorimin, lobim dhe avokim, në kuadër të projektit "Nevoja ime, vendimi im" implementuar nga CBM në partneritet me CRYM. Financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe bashkë-financuar nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe fondacioni MOTT.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD