Shkolla e Edukimit Qytetar në Dialogun Ndërkulturor dhe Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes



'Shkolla e Edukimit Qytetar' u implementua njëkohësisht në: Mitrovicën e jugut, Mitrovicen e veriut dhe Prishtinë.

Më shumë se 60 të rinj te etniciteteve të ndryshme janë përfshirë në këtë rrugetim, duke shkëmbyer përvoja personale, perspektiva dhe ide inovative, për të njohur më thellë sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Gjatë sesioneve dhe aktiviteteve, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime me një fokus të veçantë në temat "Dialogu ndërkulturor" dhe "Përballja me fjalët e urrejtjes".

Kjo edicion zbatohet në kuadër të iniciativës rajonale "Rinia për përfshirje, barazi dhe besim" dhe realizohet nga #CBM, në partneritet me #Domovik dhe Asamblenë e Rinisë të Kosovës.

Rreth Programit: Shkolla e Edukimit e Qytetar është një mundësi unike për të rinjët e moshës 15 deri në 21 vjeç për të ngritur dijën, shkathtësitë dhe aftësive në fushën e edukimit qytetar. Nëpërmjet një sërë punëtorish interaktive, diskutime angazhuese dhe aktivitete praktike, pjesëmarrësit fitojnë kuptimin e parimeve demokratike, tolerancës ndërkulturore, ndërtimit të paqes, drejtësisë sociale, barazisë gjinore, të menduarit kritik dhe avokimit efektiv. Studentët që përfundojnë Shkollën e Edukimit Qytetar u jepet mundësia ekskluzive për të marrë pjesë në kampe dhe për t'u bërë Ambasadorë të Rinj të Paqes. Ky pozicion i nderuar u ofron atyre privilegjin për t'u angazhuar në dialogë konstruktivë në lidhje me ndërtimin e paqes me zyrtarë të nderuar qeveritarë dhe politikëbërës. Për më tepër, ata kanë avantazhin unik të marrjes së edukimit të dorës së parë mbi strategjitë e lobimit direkt nga lobistë me përvojë që vijnë nga Uashingtoni D.C.

UNDP Kosovo United Nations Peacebuilding UNFPA Kosovo


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD