Community Building Mitrovica me partnerët BFPE dhe PIPS organizuan vizitën e pestë studimore në Pejë, Kosovë


Në kuadër të projektit ‘’Promovimi i punësimit për të rinjët përmes partneritetit dhe bashkëpunimit’’ vizita e pestë studimore u organizua në Pejë, Kosovë me pjesëmarrës nga institucionet lokale, shoqëria civile dhe fusha e biznesit.

Tema kryesore që u trajtua në këtë seminar ishte komuniteti i biznesit dhe përgjegjësia e tyre shoqërore për bashkëpunim. Me qëllim të përmbushjes së kësaj teme disa biznese u vizituan. Në ditën e parë pjesëmarrësit vizituan organizatën joqeveritare ‘’Syri i Vizionit’’ ku u informuan për punën e shoqërisë civile në qytetin e Pejës. Dita e dytë e vizitës u përqëndrua në zonën industrial të Pejës, me që rast kompania ‘’ELKOS’’ priti dhe ndau me grupin eksperiencat mbi kapacitetet e kësaj ndërmarrje, kushtet e punëtorve dhe zhvillimin ekonomik. Në kuadër të kësaj vizite studimore, u organizua dhe tryezë e rrumbullakët në lidhje me sfidat për punësim në Pejë. Në përfundim të seminarit, u mbajt dhe një punëtori me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit në nivel lokal për punësimin e të rinjëve.

Objektivi kryesor i projektit ’Promovimi i punësimit për të rinjët përmes partneritetit dhe bashkëpunimit’’ është rrjetëzimi në mes të institucioneve lokale, sektorit të biznesit dhe shoqërisë civile nga 6 qytete(Nis, Vranje, Leskovac, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren) në sferën e punësimit të të rinjëve përmes shkëmbimit të ideve inovative dhe përvojave të mira, poashtu dhe zbatimit të dialogut dhe bashkëpunimit në nivel lokal. 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD