Zhvillimi Ekonomik dhe Pajtimi


Pajtimi ekonomik synon të krijojë partneritet kuptimplotë dhe mundësi reciprokisht të dobishme, bazuar në një qasje të drejtuar nga vlerat për të arritur prosperitetin ekonomik për komunitetet.

Si një nga forcat lëvizëse të dorës së parë, zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm për përparimin e Kosovës. Organizatat jofitimprurëse mund të luajnë një rol të madh në ofrimin e mundësive për të mbështetur sipërmarrësit, pronarët e bizneseve të vogla dhe lokale.

Cila është lidhshmëria e biznesit me pajtimin?

Gjatë vitit të kaluar, aktiviteti i #RCT trajtoi çështjen e krijimit të një komunikimi me pronarë të ndryshëm të bizneseve në rajonin e jugut dhe veriut të Kosovës për të identifikuar nevojat e tyre dhe mënyrën që t'i mbështetur ato dhe për të mbështetur procesin në rritjen e biznesit të tyre.

Ndarja është një nga sfidat kryesore të identifikuara për biznesin lokal pasi ka mungesë të mundësive lidhëse për vendosjen e produktit të tyre.

Ne i mblodhëm pronarët e bizneseve lokale, përkatësisht nga komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Mitrovica e Jugut në një hapësirë të hapur, sipërmarrësit nga komunitetet shqiptare, serbe dhe komunitete të tjera diskutuan sfidat dhe mënyrat për t'i mbështetur ato. Kjo është një mënyrë për inicimin dhe mundësimin e një hapësire ku bizneset kanë mundësi të lidhin bashkëpunim dhe të zhvillojnë ide. 

Në këtë video mund të shihni disa deklarata të pronarëve të bizneseve të ndryshme nga ky takim:

Kjo ngjarje është pjesë e aktivitetit "Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit", i cili zbatohet nga CBM në partneritet me YIHR ks dhe NSI. Ngjarja mbështetet nga populli amerikan përmes USAID Kosovo.

 

                        


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD