English Access Microscholarship Program - Kampi Veror 2016


Këtë vit studentët e Access Programit ( English Access Microscholarship Program) nga Mitrovica, Kamenica dhe Gjilani, së bashku  morrën pjesë në Kampin Veror, që është një nga aktivitetet e këtij programi. Kampi u mbajt  në Hotelin ‘Sharri’ në Prevallë.

Gjatë pesë ditëve të kampit, pjesëmarrësit patën kënaqësinë të merrnin pjesë në aktivitete të shumë-llojshme, të mësonin gjëra të reja dhe të zbaviteshin.  Duke qenë pjesë e aktivitete të thjeshta, studentët patën rast ta zgjerojnë diturinë e tyre të gjuhës angleze, të kontribojnë e të punojnë në grupe, t’i  ndajnë mes vete idetë e reja, si dhe ta pasurojnë kështu programin në mënyrë zbavitëse. Koha e kaluar në kamp u mundësoi studentëve të ndiheshin rehat dhe të sigurtë për të qenë sa më aktiv, duke mundësuar kështu implementimin e programit në tërësi.

Në përfundim të Kampit Veror, pjesëmarrësit u shprehën të kënaqur me mundësinë e cila u ishte dhënë si dhe treguan gatishmëri e dëshirë për aktivitete të tjera si këto. Poashtu, prindërit e studentëve të Access Program-it i përgëzuan organizatorët e Kampit, në veçanti CBM-in, për përkushtimin e besueshmërinë në qasje ndaj studentëve dhe programit në përgjithësi.  Relacioni i krijuar gjatë kohës në mes të CBM-it, studentëve dhe prindërve ka dhënë rezultate të shkëlqyera dhe atë jo vetëm gjatë Kampit por edhe përgjatë implementimit të plotë të programit.

Access Programi ( The English Access Microscholarship Program) mbështetet nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.


Të rinjtëAccess program

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD