Në bashkëpunim me Community Building Mitrovica, Lëvizja KOHA publikon Raportin e Monitorimit


Në kuadër të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’, Lëvizja KOHA ka bërë publikimin e raportit së monitorimit për periudhën Tetor 2015 – Mars 2016. Në konferencën e organizuar për këtë qëllim, të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Mitrovicë së Jugut Zt.Agim Bahtiri, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Zt.Bajram Mulaku, përfaqësues tjerë të lartë të institucioneve lokale, shoqërisë civile, orgnizatave rinore dhe media.

Ky raport është rezultat i monitorimit të Asamblesë së Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Vushtrrisë, dhe departamenteve për Arsim, dhe Kulturë Rini dhe Sport të dy komunave përkatëse , në kuadër të projektit ‘’Rinia ju vëzhgon’’ mbështetur nga CBM-i. Znj.Florenina Hajdari Hajra, menxhere e programit për qeverisje të mirë bëri hapjen e konferencës me që rast prezantoi projektin ‘’Nevoja ime, Vendimi im’’ dhe poashtu përgëzoi Lëvizjen KOHA për punën e bërë.CBM-i inkurajon organizatat partnere që të vazhdojnë me procesin e monitorimit dhe të punohet edhe më tepër në lobim dhe avokim, për të cilin edhe është implementuar programi për ngritje të kapaciteteve të oragnizatave joqeveritare në kuadër të këtij projekti. Poashtu Znj.Hajdari Hajra potencoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve, veqanërisht në zgjidhjen e problemeve me të cilat qytetarët ballafaqohen në baza ditore.’’Community Building Mitrovica është në proces të nënshkrimit të shtatë Memorandumeve të Mirëkuptimit me shtatë Komunat të cilat kanë qenë të monitoruara, përkatësisht të përfshira në këtë projekt’’ –  tha përfaqësuesja e CBM-it  Znj.Hajdari Hajra.

 

Raporti final i monitorimit për këto shtatë komuna do të publikohet me datë 25 Maj.

‘’Qëllimi i këtij projekti ka qenë monitorimi i institucioneve lokale në që të dy komunat në lidhje me çështet rinore, përmes pjesëmarrjes në sesionet e Asambleve Komunale përkatëse dhe takimeve të ndryshme më përfaqësuesit e departamenteve kompetente për rini’’ – tha Kryetari i Lëvizjes KOHA Zt.Qëndrim Uka. Gjatë fjalë së tyre të dy Kryetarët e Komunave të monitoruara Zt.Bahtiri dhe Zt.Mulaku reflektuan mbi raportin e monitorimit dhe inkurajuan të rinjët e pranishëm që të vazhdojnë me projekte të tilla dhe në mënyrë të hapur t’i shprehni brengat e tyre e në këtë mënyrë të ndikojnë në ngritjen e transparencës dhe efikasitetit të institucioneve lokale. Si të gjetura kryesore në këtë raport e që vlejnë për të dy Komunat e monitoruara u prezantuan:

• Rregullorja për fuqizimin dhe promovimin e vullnetarizmit, e cila megjithatë ka ngecje në implementim;

• Ngritja e transparences;

• Shkurtimet buxhetore në departamentet përkatëse për Kulturë, Rini dhe Sport e të cilat kanë ndikuar në mungesën e aktiviteteve të ndryshme;

• Mungesa e aktivitetit të këshilltarëve komunalë në sesionet e asamblesë;

Pas prezantimit të raportit, fjala ju i kaloi drejtorëve për Arsim, dhe Kulturë Rini dhe Sport nga të dy Komunat të cilët kishin rastin që të shprehin perspektivat e tyra përkitazi me të gjeturat dhe poashtu të japin rekomandime për përmirësime në të ardhmen. Gjatë diskutimit të hapur u theksua shqetësimi në lidhje me shkurtimet buxhetore e sidomos siq u cek në një kohë kur nevojat po rriten.

Raporti i monitorimit ‘’Rinia ju vëzhgon’’’ do të plotësohet në vazhdim me rekomandimet e dala nga kjo konferencë.

‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe bashkë-financohet nga Agjencioni Austriak për zhvillim, Ambasada e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT, kurse implementohet nga Community Building Mitrovica (CBM) dhe Koalicioni : Qendra për Rini, Burime dhe Media.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD