Sesion informues për skemën e granteve në kuadër të projektit “Zhvillimi i biznesit në Komunat në Veriun e Kosovës”


Community Building Mitrovica dhe OJQ ‘’D&G Solutions’’ organizuan sesion informues për skemën e granteve në kuadër të projektit “Zhvillimi i biznesit në Komunat në Veriun e Kosovës”. Ky aktivitet u zhvillua në hapësirat e BAF-it dhe CBM-it, dhe pjesëmarrësit u informuan në detaje mbi skemën e granteve. Pjesëmarrësit nuk do të marrin vlera monetare  por mbështetje në pajisje, materiale ose furnizime të tjera (me vlerë në mes 3.000 dhe 7.000 €) për të cilat ata kanë nevojë për realizimin e idesë së propozuar të biznesit. Nën-grantet nuk do të kufizohen në secilin sektor specifik, por vendimi do të merret nga komisioni i jashtëm duke u bazuar  në kritere vlerësuese të cilat e përshkruajnë fizibilitetin, veçantinë dhe qëndrueshmërinë e idesë së biznesit. Mundësia për grante është e hapur për gratë dhe të rinjët nga Komunat në Veriun e Kosovës.

Objektivi i përgjithshëm i veprimit është mbështetja e zhvillimit socio-ekonomik dhe krijimin e filleve pozitive ekonomike në Komunat në Veri të Kosovës, forcimi i bizneseve lokale dhe mundësitë e investimeve, dhe kështu t’i jep një shtytje mundësive lokale të punësimit. Objektivi specifik i projektit është fillimi dhe mbështetja e zhvillimit të “lehtësirave përshpejtuese të biznesit” (LPB), për të rritur potencialin e ndërmarrësisë dhe për të kontribuar në integrimin e tregut të punës të grave dhe të rinjve. Si i tillë, projekti ka të bëjë me prioritetin e dytë strategjik të thirrjes, pra mbështetjen e rigjenerimit ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme të zhvillimit ekonomik dhe të infrastrukturës në komunat veriore, zhvillimin e LPB-së si shërbim inovativ i cili ofron lehtësira që do të mbështesë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme në zhvillimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të biznesit.

“Lehtësirat përshpejtuese të Biznesit  për Komunat në Veri të Kosovës – Shërbimi për shtytjen ekonomike dhe ndërmarrësisë” është projekt i zbatuar nga by D&G Solutions & (CBM). Projekti financohet dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD