Sesion informues për të paraqitur një projekt të ri


Të mërkurën, më 25 korrik 2018, LINK organizoi sesionin informues për të paraqitur një projekt të ri që zbatohet në bashkëpunim me 7Arte nga Mitrovica Jugore. Projekti Përmirësimi i politikave lokale të ndërmarrësisë për të rinjtë përmes qasjes së pjesshme, të financuar nga Fondi Katalitik për Shoqërinë Civile, i Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të zbatuar nga UN-Habitat, PAX dhe CBM, synon të zhvillojë strategji lokale për sipërmarrsinë rinore në komunat e Mitrovicës Veriore dhe Jugore në përputhje me parimin respektimi i të drejtave të njeriut në planifikimin e politikave praktike (Nga anglisht: Rights-Based-Approach, RBA).
Folësit në sesionin informativ të dedikuar për të rinjtë nga Mitrovica e Veriut ishin Këshilltari për të Drejtat e Njeriut të UNMIK-ut, Vladimir Rakoçeviq dhe menaxherja e projektit nga LINK, Milica Andriç.
Z. Rakocevic përmendi postulatet themelore të kësaj qasjeje, ndër të tjera:
• Zhvillimi i politikave me fokus të veçantë në nevojat e grupeve më të rrezikuara të popullatës
• Përgjegjësia e institucioneve për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut
• E drejta e barabartë për informim dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse për të gjithë

Z. Rakocevic gjithashtu shpjegoi se të gjitha projektet e mbështetura nga OKB-ja duhet të jenë në përputhje me parimet e RBA në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e tyre. RBA bazohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe në instrumentet kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërsa në praktikë parimet e saj gjithashtu përfshihen në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të vitit 2030. RBA është një koncept që vlen për institucionet kombëtare dhe vendore, jo vetëm për institucionet ndërkombëtare. Parimet e RBA janë të përfshira në kuadrin ligjor kombëtar dhe në konventat ndërkombëtare të përcaktuara nga shteti nënshkrues.


Të rinjtëQeverisje të mirë

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD