KOMUNIKATË NJOFTUESE: CBM DO TË ORGANIZOJË KONFERENCË PËR GRATË NË BIZNES


Me datë 25 nëntor, 2016 - Community Building Mitrovica do të organizojë konferencë për gratë në biznes në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. CBM në partneritet me D&G Solutions ka filluar implementimin e këtij projekti 2 vite më parë, dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Fondacioni MOTT dhe Komuna e Mitrovicës sëJugut.

Qëllimi i projektit është të kontribuoj në përmirësimin dhe ngritjen e qëndrueshme të situatës ekonomike dhe sociale në Veri dhe Jug të Mitrovicës, përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat.

Ne kuadër të këtij projekti është krijuar rrjetëzimi i grave sipërmarrëse; janë ofruar trajnime edhe janë ngritur kapacitetet e 100 grave sipërmarrëse dhe fillestare në biznes; janë ndarë 33 grante në vlerë prej më se 112,000.00 Eur, së paku 20 gra pjesë e këtij projekti janë vetëpunësuar në bazë te kësaj mbështetje, derisa është ofruar konsulencë dhe mentorim nga ekspertë të biznesit për gratë pjesëmarrëse në këtë projekt.

Në këtë fazë Community Buliding Mitrovica është në përgatitje të implementimit të aktivitetit të ardhshëm:

1.Konferencës ‘’Gratë në biznes’’– do të sjellë panelistë nga institucionet lokale dhe qendrore, OJQ, gratë përfituese dhe ato ndërmarrëse për të diskutuar për përkrahjen institucionale për gratë në biznes si dhe për sfidat dhe mundësitë për gratë në ndërmarrësi. Gjatë kësaj ngjarje do të shfaqet video dokumentari i përgatitur për gratë në biznes si pjesë e projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. Konferenca do mbahet me datën 25 nëntor (e premte) 2016, nga ora 10:00 në hapësirat e AZHR-së Veri, në Mitrovicë (hapësirë e njohur si Parku i Biznesit). Në këtë konferencë do jenë të pranishëm përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, donatorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, media, etj.


GruajaMediatGratë në biznes

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD