KONFERENCË PËR MEDIA MBI ARRITJET E PROJEKTIT ‘’WOMEN START-UPS’’


Me datë 8 dhjetor, CBM organizoi konferencën përmbyllëse për media të projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. Me këtë rast u prezantuan arritjet e projektit, ndërsa të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësuesit e mediave dhe përfitueset e projektit.

Rezultatet e projektit '' women start-ups'' u shpalosën nga Vetone Veliu - asistente e projektit në CBM. ''Për 24 muaj, gjatë të cilëve ky projekt është zbatuar ndër të tjera kemi arritur që të krijojmë rrjetin e grave sipërmarrëse, 100 gra nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës kanë qenë pjesë e trajnimeve mbi fusha të ndryshme të biznesit, dhe 33 gra kanë përfituar grante në shumën e mëse 112,000.00 euro '' - tha Znj.Veliu. Sipas përfaqësueses së CBM-it përveç fuqizimit ekonomik, përmes këtij projekti është iniciuar kontakti mes grave nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës.

Dy prej përfituesve të granteve të ndara në kuadër të këtij projekti: Fatmire Musa dhe Habiba Busevac shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë, e cila sipas tyre u ka mundësuar nisjen dhe zhvillimin e bizneseve.

Objektivi kryesor i projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” ishte që të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Veriut dhe të Jugut të Mitrovicës përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat.

Projekti ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës në Jug dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.

 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD