Shkolla Speciale “Kosovski Božur” në Mitrovicë të Veriut dhe OJQ Mundësia i dhurojnë CBM-it mirënjohje


Me rastin e festimit të 30-vjetorit shkolla speciale “Kosovski Božur” nga Mitrovica e Veriut i dhuroi mirënjohje vlerësuese OJQ-së Community Building Mitrovica për mbështetje dhe bashkëpunim të mirë. Në kuadër të projektit ‘’English Access Microscolarship Program’’ CBM ka bashkëpunuar me institucionin e lartëpërmendur në disa aktivitete si pjesë e shërbimeve për komunitetin, ndërsa studentët e Access Program-it në raste të ndryshme kanë dedikuar kohën e tyre për këtë shkollë përmes vizitave dhe ushtrimit të aktiviteteve të përbashkëta me nxënësit e këtij institucioni të edukimit sikurse në festimin e Ditës së Tokës, kur është bërë mbledhja e luleve me qëllim të ngritjes së vetëdijes në komunitet për rëndësinë e kujdesit ndaj tokës.

Kjo mirënjohje është vetëm një ndër shembujt e bashkëpunimit të mirë që CBM ka me institucione dhe organizata të ndryshme, ndërsa poashtu OJQ Mundësia me rastin e festimit të 15-vjetorit, i ka dhuruar CBM-it certifikate vlerësuese si shenjë e bashkëpunimit të dyanshëm dhe punës së frytshme.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD