Është Finalizuar Shkolla e Tretë e Edukimit Qytetar



OJQ "Mundesia", e cila së bashku me Open Data Kosovo është partner i CBM-it në projektin "Ndërtimi i një Komuniteti të Qëndrueshëm në Mitrovicë", ka finalizuar Shkollën e tretë të Edukimit Qytetar.

Kjo shkollë zgjati katër muaj, nga marsi deri në qershor, dhe përfshijti 20 nxënës të Shkollës së Mesme të Lartë Ekonomike "Hasan Prishtina" në Mitrovicë. Ndërkohë, CBM-i ka filluar me Shkollën e katërt dhe të pestë të Edukimit Qytetar me studentët e Gjimnazit "Frang Bardhi" dhe Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë "Dr Xheladin Deda" në Mitrovicë. Për shkak të sezonit veror, të dyja këto shkolla do të vazhdojnë të zbatohen në shtator, atëherë kur OJQ "Mundësia" do të fillojë Shkollën e gjashtë të Edukimit Qytetar me Shkollën e Lartë Teknike "Arkitekt Sinani". 

Visit to Prizren

Shkollat e Edukimit Qytetar janë pjesë e një projekti më të madh, "Ndërtimi i një Komuniteti të Qëndrueshëm në Mitrovicë" dhe janë të dizajnuara për të ngritur aftësitë e buta dhe profesionale dhe për të inkurajuar zhvillimin dhe rritjen personale të nxënësve përmes diskutimeve interaktive rreth temave të historisë, të drejtave të njeriut procesin e shtet- ndërtimit, shoqërinë civile dhe vullnetarizmin. Dhjetë shkolla të këtij lloji janë planifikuar të mbahen deri në fund të projektit, secila duke angazhuar grupe të ndryshme prej 20 studentësh, duke ofruar mundësi për gjithsej 200 studentë që të marrin pjesë. Programi gjithashtu do të angazhojë pjesëmarrësit në zbatimin e projekteve të vogla të komunitetit në mënyrë që të inkurajojë vullnetarizmin dhe të nxisë një kulturë të aktivizmit qytetar.

"Ndërtimi i një Komuniteti të Qëndrueshëm në Mitrovicë" mbështetet nga GCERF dhe zbatohet në partneritet me Ndërtimin e Komunitetit Mitrovicë, Mundësia dhe Open Data Kosovo.


Të rinjtëMitrovica jugore

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD