Nxënësit e "Programit Access" bëhën pjesë e sfidës #trashtag për Javën e Tokës


Për ta shënuar Javën Ndërkombëtare të Tokës, tridhjetë e pesë studentë të “Programit Access” të CBM-it, ju bashkuan sfidës #trashtag, trendit të fundit të rrjeteve sociale që po adreson problemin e mbeturinave, një prej çeshtjëve kryesore mjedisore në Kosovë dhe në gjithë botën.

Nxënësit organizuan dy aksione të pastrimit; të merkurën në jug të Mitrovicës dhe tjetri të shtunën në veri të qytetit.

Grupi i studentëve filloj aksionin në jug të Mitrovicës ku mbledhën mbeturina, prenë barin dhe pastruan hapësirën, Përveç kësaj, ata morën pjesë edhe në një prezantim rreth çeshtjëve mjedisore me të cilat shoqëria jonë po perballet. Prezantimi u pasurua edhe më tutje nga Dimitri Diagne (asistent i Fullbright) i cili shpjegoj më tepër rreth efektit serë dhe ndryshimeve klimatike. Aktiviteti përfundoj me një test online përms të cilit nxënësit maten ndikimin e tyre në ndotjen e mjedisit dhe hapat që ata duhet të ndërmarrin për të ulur atë.

Të shtunën, nxënësit e “Programit Access” nga veriu i Mitrovicës mblodhën mbeturinat rrugës e cila të shpie tek kalaja e Zveçanit, afër monumentit historik të Minatorëve. Edhe banorët nga kjo pjesë e lagjës, përfshirë edhe fëmijet, ju bashkuan këtij aktiviteti, i cili zgjati tri orë. Nxënësve të “Programit Access” banorët u sollën edhe vegla pune shtesë, por më e rëndësishmja, ata u bënë pjesë e të qeshurave dhe argëtimit.


Lloje të tilla të aktiviteteve në komunitet do të organizohen edhe në të ardhmen mëqë CBM-i mbetet i përkushtuar për të krijuar një rini aktive në komunitet. Rinia është një katalizator për ndryshim i cili është aq i nevojshëm për regjionin e Mitrovicvs dhe kontekstin e tij të ndërlikuar.


Të rinjtëAccess programMitrovica e veriutMitrovica jugore

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD