Përfitueset e granteve vizituan biznese të suksesshme të udhëhequra nga gratë në Kosovë


33 përfitueset e granteve nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës, në kuadër të projektit ‘’women start-ups’’ vizituan ndërmarrje të suksesshme në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve në Kosovë. Grupi vizitoi qendrën e artizanateve ‘’Inspiracija’’ në Mitrovicën e Veriut, sallonin “Teuta’s beauty Skincare & Spa” në Prishtinë dhe Hotel "President" në Gjakovë, ndërkohë që të gjitha këto biznese janë të udhëhequra nga gratë të suksesshme.

 

Përfitueset e granteve kishin rastin që të shkëmbejnë me pronaret dhe menaxheret e këtyre kompanive dhe të marrin këshilla të dobishme nga këto gra me shumë përvojë në aspektin e menaxhimit dhe udhëheqjes së biznesit. Me këtë rast gratë përfituese patën mundësinë për të parë nga afër se si janë të organizuara këto biznese të suksesshme, se si operojnë dhe poashtu u njoftuan me sfidat dhe pengesat me të cilat këto të fundit ballafaqohen.

Organizimi i kësaj vizite në terren ofroi një pasqyrë mbi hapat praktike të të bërit biznes, dhe ishte një aktivitet plotësues që ka kontribuar më tej në përforcimin e kapaciteteve të grave përfituese në biznes, dhe në të njëjtën kohë ishte një vlerë e shtuar në suksesin tashmë të afirmuar të projektit.

Projekti ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës së Jug-ut  dhe Fondacioni MOTT.


Gruaja

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD