INFO SESIONI – BASHKIMI EUROPIAN NË NJË DITË


INFO SESIONI – BASHKIMI EUROPIAN NË NJË DITË

Datë: 06. maj 2021 | Ora: 11:00 – 13:00 | Qendra Civile e Energjisë, Mitrovicë e Veriut

Në javën e Ditës së Evropës, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM), përmes projektit Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë (Kosovo Resource Center for Civil Society) ju fton që të merrni pjesë në:

Info sesionin e dytë me temën “Rëndësia e Lirisë së Mediave në Procesin e  integrimit Europian” në të cilin z. Darko Dimitrijeviq, kryeredaktor i Radio Gorazhdevcit, do të ofrojë informacione lidhur me:

•    Gjendjen aktuale të mediave në Kosovë;
•    Rekomandimet e BE-së në lidhje me mbrojtjen e gazetarëve dhe mediave;
•    Rekomandimet e BE-së në lidhje me ndryshimin e ligjit për lirinë e mediave;
•    Monitorimin dhe/ose krijimin e mekanizmave për financimin e mediave nga fondet buxhetore;
•    Rolin e mediave në procesin e zbatimit të MSA-së;
•    Mënyrën se si mund të marrin pjesë mediat në zbatimin e MSA-së;
•    Rolin dhe rëndësinë e BE-së në respektimin e lirive të mediave;
•    Liritë e mediave dhe lidhjen e tyre me integrimet në BE. 

Info sesioni është i hapur për pjesëmarrje për të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët janë të interesuar të zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me Bashkimin Evropian dhe proceset e integrimit në BE. Përveç prezantimit të pikave të lartpërmendura, pjesëmarrësit do të mund të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me ligjëruesin Darko Dimitrijeviq. Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në seancën informative, mund ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në e-mailin milos.golubovic@cbmitrovica.org. Info sesioni do të zhvillohet në hapësirat e Qendrës Civile të Energjisë, përkatësisht në zyret e OJQ-së Aktiv (rr. Kralja Petra I, 183a, Mitrovicë e Veriut). Info sesioni do të zhvillohet duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Poashtu, të interesuarit mund të kyçen në Info Sesion edhe përmes platformës Zoom, linkun e të cilit do të pranoni një dite para takimit me email. 

*Info sesioni do të zhvillohet në gjuhen Serbe me përkthim në gjuhën Shqipe*

Darko Dimitrijeviq është aktivist dhe gazetar i ri nga Gorazhdevci. Gjatë pandemisë së virusit COVID-19, ai ka grumbulluar informacione të rëndësishme, të qarta dhe të kuptueshme në lidhje me pandeminë, të cilat i ka shpërndarë tek komunitetet e izoluara. Gjithashtu, Dimitrijeviq është aktivist i shoqërisë civile, i cili ndër vite ka punuar për përmirësimin e pozicionit të komuniteteve joshumicë. Gjatë vitit 2020, Darko Dimitrijeviq është nominuar për çmimin “Evropiani i vitit” nga Zyra e BE-së në Kosovë.


Latest news

TOR: Furniture Companies

Tuesday, April 16, 2024 • 3:55 PM

ToR - Translation Services

Friday, April 5, 2024 • 3:49 PM

INVITATION TO TENDER

Thursday, March 7, 2024 • 3:55 PM

Tender notice: Supply of Electronic...

Tuesday, February 13, 2024 • 1:50 PM

TOR - Freelance trainer

Monday, February 5, 2024 • 3:31 PM