Thirrje për pjesëmarrje - Trajnim online "Peer to Peer" 2.0


Thirrje për pjesëmarrje

Trajnim “Peer to peer”

Community Building Mitrovica (CBM) po kërkon 20 pjesëmarrës nga regjioni i Mitrovicës të cilët janë të interesuar të mësojnë rreth trafikimit me qenie njerëzore.

Rreth trajnimit

Trajnimi Peer to Peer organizohet në kuadër të projektit “Tregimi yt është tregimi im” dhe ka për synim edukimin dhe angazhimin e 20 të rinjëve nga shkollat e mesme të Mitrovicës në çështjen e trafikimit me qenie njerëzore.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do të mund të mësojnë se:

  • Çfarë është trafikimi me qenie njerëzore?
  • Si ndodh trafikimi?
  • Kush janë viktimat dhe kush janë trafikantët?
  • Si të identifikojnë rastet e trafikimit?
  • Si të mbrohen nga trafikimi?
  • Si të raportojnë?

Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, trajnimi do të mbahet online përmes platformës Zoom, me datë 12, 13 dhe 14 dhjetor 2020.

Në fund të trajnimit secili pjesëmarrës do të pajiset me certificatë nga organizata CBM.

Kush mund të marrë pjesë?

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë trajnim duhet:

Të jenë të interesuar për të mësuar rreth të drejtave të njeriut dhe çështjen e trafikimit;

Të jenë pjesë e njëres nga shkollat e mesme nga rajoni i Mitrovicës;

Preferohet të jenë të moshes 15 deri në 20 vjeç, por nuk është e kufizuar;

Të jenë në dispozicion për tërë kohëzgjatjen e trajnimit;

Të jenë të interesuar të bashkohen në aktivitetet e ardhshme pasuese me CBM.

Si të aplikoni?

Plotësoni këtë formular deri me datën 11 dhjetor 2020. Për më shumë informata kontaktoni Gentin në emailin genti.behramaj@cbmitrovica.org apo në numrin +383 49 115 810

Rreth projektit

“Tregimi yt është tregimi im” trajton çështjen e trafikimit me qenie njerëzore në regjionin e Mitrovicës. Ky projekt i cili përfshinë aktivitete të ndryshme në lidhje me këtë temë, zbatohet nga organizata jo-qeveritare Community Building Mitrovica. Projekti mbështetet nga Global Initiative përmes Fondit për Qëndrueshmëri.

 

Latest news

TOR: Furniture Companies

Tuesday, April 16, 2024 • 3:55 PM

ToR - Translation Services

Friday, April 5, 2024 • 3:49 PM

INVITATION TO TENDER

Thursday, March 7, 2024 • 3:55 PM

Tender notice: Supply of Electronic...

Tuesday, February 13, 2024 • 1:50 PM

TOR - Freelance trainer

Monday, February 5, 2024 • 3:31 PM