ToR: Call for Expert


Data e shpalljes: 03.02.2023

Titulli i postimit: Ekspert/e për zhvillimin e kurrikulës për Shkollën e Edukimit Qytetar

Lokacioni: Rajoni i Mitrovicës

Data e Mbylljes: 17.02.2023

Termat e referencës për zhvillimin e kurrikulës për Shkollën e Edukimit Qytetar

Për organizatën:

Community Building Mitrovica (CBM) është një organizatë joqeveritare lokale (OJQ) që operon në fushën e paqes dhe ndërtimit të komunitetit në rajonin e gjerë të Mitrovicës, komunat veriore të Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i CBM është të lehtësojë kontaktin dhe dialogun ndërmjet qytetarëve në tërë komunën e Mitrovicës. Stafi i CBM përbëhet nga qytetarë të përkushtuar – serbë dhe shqiptarë – të cilët janë rritur në këtë rajon dhe duan të rivendosin besimin e mëparshëm dhe madje miqësinë që lufta dhe politika e kanë shkatërruar.

Duke mbështetur shumë projekte konkrete që adresojnë nevojat e drejtpërdrejta të komuniteteve lokale, CBM kontribuon në mënyrë modeste për këtë qëllim. Puna e viteve të kaluara i ka fituar organizatës një reputacion të fortë në të dy anët e lumit Ibër. Fushat në të cilat funksionon CBM janë: media, kultura, rinia, gratë, pakicat, dialogu dhe kthimi i refugjatëve dhe PZHBV-ve (Personat e Zhvendosur Brenda Vendit).

Projektet e CBM janë të hapura për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë dhe më gjerë. CBM shpesh bashkëpunon me OJQ të tjera, ndihmon me iniciativat lokale dhe punon me institucionet e qeverisjes vendore dhe organizatat ndërkombëtare në mënyrë që të inicojë, zhvillojë dhe zbatojë aktivitete, për të mirën e komuniteteve, në Mitrovicë dhe më gjerë.

Për projektin:

Projekti “Resilient and Inclusive Community Program” financohet nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF) dhe implementohet në konsorcium të dy organizatave, Advocacy Training and Resource Center (ATRC) dhe Community Building Mitrovica (CBM). Programi synon të forcojë kapacitetet institucionale operacionale dhe të njohurive të nivelit qendror dhe lokal, të forcojë kapacitetet operacionale dhe të njohurive të OSHC-ve lokale për të punuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, të zvogëlojë cenueshmërinë e të rinjve ndaj ekstremizmit të dhunshëm duke rritur ndjenjën e qëllimit dhe kohezioni social, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe pranimit të komunitetit ndaj grupeve të margjinalizuara dhe përfituesve të tjerë të synuar. Projekti përfshinë regjionin e Mitrovicës, për të siguruar mundësi të barabartë, gjithashtu duke zvogëluar çdo rrezik të stigmatizimit të një komuniteti ose etniciteti mbi komunitetet dhe etnicitetet e tjera. Aktivitetet përfshijnë grupet e cenueshme nga të gjitha komunitetet në zonat urbane dhe rurale si p.sh: Shqipëtar, Serb, Boshnjak, Roma, Ashkali, Egjiptian, dhe të tjerë.

CBM është duke kërkuar një person të kualifikuar për të përditësuar një kurrikulë për Shkollën e Edukimit Qytetar e cila përfshin ofrimin e programeve arsimore jo-formale që nxisin të menduarit kritik dhe ndërgjegjësimin ndërkulturor, me fokus në tema si toleranca fetare, ndërtimi i paqes, të drejtat e njeriut, diskriminimi dhe përjashtimi social, forma e radikalizmit dhe parandalimi i dhunës, media dhe internet, si dhe angazhimi civil për të rinjtë e grupeve të margjinalizuara. Duke u bazuar në ketë kurrikulë mësimet do të mbahen një (1) herë në javë nga 2 orë për leksion/trajnim gjatë periudhës 4 mujore.

Detyrat:

  • Të përditësohet kurrikula për Shkollën e Edukimit Qytetar program arsimor jo-formal në gjuhën angleze;
  • Të bëj kërkime kualitative dhe kredibile në tema sociale dhe psikologjike;
  • Të ofroj në kurrikulë detaje mbi temat e zgjedhura;
  • Të fokusohet në elementet thelbësore të etno-nacionalizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë gjatë përditësimit të kurrikulës;
  • Kurrikula duhet të jetë e përshtatshme dhe e zbatueshme për të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë;
  • Të ofroj detaje mbi aktivitetet të cilat do të zhvillohen për temat e caktuara;
  • Të ofroj udhëzime se si duhet të zhvillohen ligjëratat dhe aktivitetet;  
  • Të ofroj informata mbi materialet të cilat nevojiten për ligjeratat;
  • Të përkushtohet për ndarjen e informacionit dhe raportimin për çështje të rëndësishme tek koordinatori i projektit;
  • Të bashkëpunoj me koordinatorin e projektit në lidhje me hartimin e kurrikulës;
  • Kurrikula duhet të përfundohet deri me datën 28.02.2023.

Kualifikimet:

  • Të ketë diplomë Bachelor ne Psikologji, Sociologji, ose ndonjë subjekt relevant;
  • Kërkohet minimum 3 vite përvojë profesionale;
  • Të ketë njohuri në psikologji, pedagogji, psikologjinë e edukimit, zhvillimin e fëmijëve, menaxhimin e çrregullimeve dhe stresit, psikologjinë e fëmijëve;
  • Përvoja me organizatat e shoqërisë civile do të ishte një avantazh;
  • Të ketë përvojë mbi hartimin e planprogrameve mësimore të miratuara nga Ministria e Arsimit;
  • Të kesh marrë pjesë dhe të kesh përfunduar trajnime për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunës është vlerë e shtuar.

Kriteret/ Shkathtësitë:

  • Të jetë mirëkuptues/e;
  • Të jetë fleksibil/e;
  • Të ketë aftësi për të komunikuar me nxënësit dhe stafin e CBM-it;
  • Aftësi për të menduar në mënyrë strategjike, për të zhvilluar iniciativa si dhe për të ofruar zgjidhje dhe këshilla sidomos në temat e psikologjisë dhe sociologjisë;
  • Të ketë qasje positive me nxënësit;
  • Të ofrojë shërbime dhe këshilla për nxënësit e Shkollës së Edukimit Qytetar.

Informacion shtesë:

  • Të dërgohet një plan pune një (1) faqe mbi strukturën e kurrikulës – Word;
  • Të dërgohet një ofertë financiare mbi hartimin e kurrikulës dhe kohëzgjatjën për hartimin e saj – Word, Excel;
  • Të dërgohet një CV e personit që aplikon në ketë thirrje;
  • Vetëm aplikimet e plota do të merren parasysh.

Si të aplikoni:

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara ne email adresën procurement@cbmitrovica.org

Afati i fundit për aplikim është: 17.02.2023


Latest news

TOR: Furniture Companies

Tuesday, April 16, 2024 • 3:55 PM

ToR - Translation Services

Friday, April 5, 2024 • 3:49 PM

INVITATION TO TENDER

Thursday, March 7, 2024 • 3:55 PM

Tender notice: Supply of Electronic...

Tuesday, February 13, 2024 • 1:50 PM

TOR - Freelance trainer

Monday, February 5, 2024 • 3:31 PM