ToR - Praktikues të këshillimit psikosocial


Data e shpalljes: 14.02.2023

Titulli i postimit: Praktikues i këshillimit psiko-social

Lokacioni: Rajoni i Mitrovicës

Data e Mbylljes: 28.02.2023

Termat e referencës për praktikues të këshillimit psiko-social

Për organizatën:

Community Building Mitrovica (CBM) është një organizatë joqeveritare lokale (OJQ) që operon në fushën e paqes dhe ndërtimit të komunitetit në rajonin e gjerë të Mitrovicës, komunat veriore të Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i CBM është të lehtësojë kontaktin dhe dialogun ndërmjet qytetarëve në tërë komunën e Mitrovicës. Stafi i CBM përbëhet nga qytetarë të përkushtuar – serbë dhe shqiptarë – të cilët janë rritur në këtë rajon dhe duan të rivendosin besimin e mëparshëm dhe madje miqësinë që lufta dhe politika e kanë shkatërruar.

Duke mbështetur shumë projekte konkrete që adresojnë nevojat e drejtpërdrejta të komuniteteve lokale, CBM kontribuon në mënyrë modeste për këtë qëllim. Puna e viteve të kaluara i ka fituar organizatës një reputacion të fortë në të dy anët e lumit Ibër. Fushat në të cilat funksionon CBM janë: media, kultura, rinia, gratë, pakicat, dialogu dhe kthimi i refugjatëve dhe PZHBV-ve (Personat e Zhvendosur Brenda Vendit).

Projektet e CBM janë të hapura për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë dhe më gjerë. CBM shpesh bashkëpunon me OJQ të tjera, ndihmon me iniciativat lokale dhe punon me institucionet e qeverisjes vendore dhe organizatat ndërkombëtare në mënyrë që të inicojë, zhvillojë dhe zbatojë aktivitete, për të mirën e komuniteteve, në Mitrovicë dhe më gjerë.

Për projektin:

Projekti “Resilient and Inclusive Community Program” financohet nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF) dhe implementohet në konsorcium të dy organizatave, Advocacy Training and Resource Center (ATRC) dhe Community Building Mitrovica (CBM). Programi synon të forcojë kapacitetet institucionale operacionale dhe të njohurive të nivelit qendror dhe lokal, të forcojë kapacitetet operacionale dhe të njohurive të OSHC-ve lokale për të punuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, të zvogëlojë cenueshmërinë e të rinjve ndaj ekstremizmit të dhunshëm duke rritur ndjenjën e qëllimit dhe kohezioni social, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe pranimit të komunitetit ndaj grupeve të margjinalizuara dhe përfituesve të tjerë të synuar. Projekti përfshinë regjionin e Mitrovicës, për të siguruar mundësi të barabartë, gjithashtu duke zvogëluar çdo rrezik të stigmatizimit të një komuniteti ose etniciteti mbi komunitetet dhe etnicitetet e tjera. Aktivitetet përfshijnë grupet e cenueshme nga të gjitha komunitetet në zonat urbane dhe rurale si p.sh: Shqipëtar, Serb, Boshnjak, Roma, Ashkali, Egjiptian, dhe të tjerë.

CBM është duke kërkuar një person të kualifikuar për të ofruar këshillim psiko-social. Komponenti i këshillimit psiko-social i programit synon të ofrojë mbështetje për individët dhe komunitetet e prekura nga ekstremizmi i dhunshëm, me synimin për të përmirësuar mirëqenien e tyre sociale dhe qëndrueshmërinë mendore. Duke u bazuar në program, këshillimet psiko-sociale do të ofrohen rreth pesë (5) herë në muaj nga dy (2) orë për seancë përgjatë periudhës 22 mujore.

Detyrat:

  • Të ofrojë shërbimin e terapisë psiko-sociale për individ duke hartuar dhe aplikuar njohuritë e tij/saj;
  • Të bëjë vlerësimin e pjesëmarrësve për të identifikuar nevojat specifike të individëve të prekur nga ekstremizmi i dhunshëm;
  • Të zhvillojë raporte gjithëpërfshirëse mbi vlerësimin e nevojave dhe rekomandimeve për mbështetje psiko-sociale;
  • Të mbështet dhe fuqizojë individët e prekur nga ekstremizmi i dhunshëm përmes seancave individuale;
  • Të sigurojë ofrimin e cilësisë dhe përmbajtjen e shërbimit të ofruar;
  • Të mbajë shënime sistematike për progresin e pjesëmarrësve dhe hartoj raport individual të detajuar në baza 6 mujore;
  • Të ofrojë udhëzime për mënyrën e trajtimit të individëve nga pikëpamja psiko-sociale;  
  • Të ofrojë informata mbi materialet të cilat nevojiten për seanca individuale psiko-sociale;
  • Të përkushtohet për ndarjen e informacionit dhe raportimin për çështje të rëndësishme tek menaxheri i projektit;
  • Të respektoj hierarkinë dhe specifikat e institucionit si: konfidencialiteti, rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe punën.


Kualifikimet:

  • Të jetë psikolog/e klinike;
  • Kërkohet minimum 3 vite përvojë profesionale;
  • Të ketë njohuri në psikologji, pedagogji, psikologjinë e edukimit, zhvillimin e fëmijëve, menaxhimin e çrregullimeve dhe stresit, psikologjinë e fëmijëve;
  • Përvoja me organizatat e shoqërisë civile do të ishte një avantazh;
  • Të ketë përvojë mbi ofrimin e këshillimeve psiko-sociale përmes seancave individuale;
  • Të kesh marrë pjesë dhe të kesh përfunduar trajnime për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm është vlerë e shtuar.

Kriteret/Shkathtësitë:

  • Të jetë mirëkuptues/e;
  • Të jetë fleksibil/e;
  • Të ketë aftësi për të komunikuar me pjesëmarrësit dhe stafin e CBM-it;
  • Aftësi për të menduar në mënyrë strategjike, për të zhvilluar iniciativa si dhe për të ofruar zgjidhje dhe këshilla sidomos me fokus në terapinë psiko-sociale;
  • Të ketë qasje pozitive me përfituesit.

Informacion shtesë:

  • Të dërgohet një CV e personit që aplikon në këtë thirrje;
  • Të dërgohet një plan intervenimi në fushën e mbështetjes psiko-sociale;
  • Vetëm aplikimet e plota do të merren parasysh.

Si të aplikoni:

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në email adresën procurement@cbmitrovica.org

Afati i fundit për aplikim është: 28.02.2023

ToR for Psycho-social counselling.pdf


Latest news

TOR: Furniture Companies

Tuesday, April 16, 2024 • 3:55 PM

ToR - Translation Services

Friday, April 5, 2024 • 3:49 PM

INVITATION TO TENDER

Thursday, March 7, 2024 • 3:55 PM

Tender notice: Supply of Electronic...

Tuesday, February 13, 2024 • 1:50 PM

TOR - Freelance trainer

Monday, February 5, 2024 • 3:31 PM