ToR - Trainer/Facilitator


 

Termat e Referencës për Trajner/Facilitues

 

Informata Gjenerale:

Përshkrimi i shërbimit:

LOT 1: Trajner/Facilitues për punëtori me të rinjë

LOT 2: Trajner/Facilitues për punëtorinë me zyrtarë të institucioneve lokale

Titulli i projektit:    

Seminari Rinor për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore

Kodi i vendit të lirë:

CBM/2023-01-SMARTBALKANS

Titulli i pozitës:

Trajner

Kohëzgjatja:

LOT 1: 5 ditë

LOT 2: 1 ditë

Data e shpalljes:

06.09.2023

Afati i fundit për aplikim:

20.09.2023

 

Për organizatën:

Community Building Mitrovica (CBM) është një organizatë joqeveritare lokale (OJQ) që operon në fushën e paqes dhe ndërtimit të komunitetit në rajonin e gjerë të Mitrovicës, komunat veriore të Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i CBM është të lehtësojë kontaktin dhe dialogun ndërmjet qytetarëve në tërë komunën e Mitrovicës. Stafi i CBM përbëhet nga qytetarë të përkushtuar – serbë dhe shqiptarë – të cilët janë rritur në këtë rajon dhe duan të rivendosin besimin e mëparshëm dhe madje miqësinë që lufta dhe politika e kanë shkatërruar.

Duke mbështetur shumë projekte konkrete që adresojnë nevojat e drejtpërdrejta të komuniteteve lokale, CBM kontribuon në mënyrë modeste për këtë qëllim. Puna e viteve të kaluara i ka fituar organizatës një reputacion të fortë në të dy anët e lumit Ibër. Fushat në të cilat funksionon CBM janë: media, kultura, rinia, gratë, pakicat, dialogu dhe kthimi i refugjatëve dhe PZHBV-ve (Personat e Zhvendosur Brenda Vendit).

Projektet e CBM janë të hapura për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë dhe më gjerë. CBM shpesh bashkëpunon me OJQ të tjera, ndihmon me iniciativat lokale dhe punon me institucionet e qeverisjes vendore dhe organizatat ndërkombëtare në mënyrë që të inicojë, zhvillojë dhe zbatojë aktivitete, për të mirën e komuniteteve, në Mitrovicë dhe më gjerë.

Për projektin:

Projekti “Seminari Rinor për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore” zbatohet nga CBM me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Projekti synon të punojë në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore duke përdorur një kurrikulë kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo përfshin zhvillimin e punëtorive të ndërgjegjësimit për të rinjtë nga komuniteti shqiptar dhe serb në lidhje me rreziket dhe realitetet e trafikimit të qenieve njerëzore. Po ashtu, projekti synon të organizojë punëtori për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunalë dhe agjentëve lokalë të zbatimit të ligjit, bazuar në informacionet nga "Raporti për Trafikimin e Njerëzve 2022: Kosova" nga Zyrja Amerikane për Monitorimin dhe Luftimin e Trafikimit të Njerëzve. Projekti përfshinë regjionin e Mitrovicës, për të siguruar mundësi të barabartë, gjithashtu duke zvogëluar çdo rrezik të stigmatizimit të një komuniteti ose etniciteti mbi komunitetet dhe etnicitetet e tjera. Aktivitetet përfshijnë të rinjë nga të gjitha komunitetet në zonat urbane dhe rurale si p.sh: Shqipëtar, Serb, Boshnjak, Roma, Ashkali, Egjiptian, dhe të tjerë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

CBM është në kërkim të një trajneri/facilituesi që do të angazhohet për të realizuar gjashtë (6) punëtori mbi temën e trafikimit të qenieve njerëzore. Qëllimi kryesor i këtyre punëtorive është të ngritë vetëdijen e të rinjve dhe zyrtarëve të institucioneve në Mitrovicë në lidhje me arsyet dhe modalitetin e trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo përfshin shpjegimin e shkaqeve të trafikimit të njerëzve, metodat e veprimit të trafikantëve, masat për parandalimin e tij, dhe mënyrat se si institucionet ekzistuese mund të reagojnë dhe luftojnë këtë fenomen.

Trajneri/facilituesi do të ketë detyrën e zhvillimit të këtyre punëtorive, duke përdorur një gamë të gjerë të materialeve dhe burimeve për të edukuar të rinjtë e shkollave të mesme në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore. Përmbajtja e kurrikulës do të bazohet në materialet dhe statistikat e besueshme të ofruara nga Organizatat Ndërkombëtare të Sigurisë, të cilat përmbajnë informacione të detajuara mbi realitetin e trafikimit të qenieve njerëzore. Trajneri/facilituesi gjithashtu do të ndihmojë zyrtarët komunalë dhe organet e zbatimit të ligjit të kuptojnë mekanizmat dhe burimet ekzistuese të institucioneve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë. Synimi i punëtorive është të ndikojnë pozitivisht në komunitetin e Mitrovicës, duke e sensibilizuar atë në lidhje me këtë çështje të rëndësishme dhe duke i pajisur me njohuri dhe mjete për të kontribuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në rajon.

 

LOT I: Trajner/Facilitues për punëtori me të rinjë

 

  • Të krijojë materiale mësimore dhe prezantime që janë të kuptueshme dhe atraktive për të rinjtë. Përdorimi i grafikave, videove, dhe shembujve konkretë për të ilustruar konceptet e trafikimit të qenieve njerëzore.
  • Të zbatojë një kurrikulë të strukturuar që përfshinë aspektet e rëndësishme të trafikimit të qenieve njerëzore, duke filluar nga shkaqet dhe metodat e tij deri te masat e parandalimit.
  • Të përdorni të dhënat dhe statistikat nga Organizatat Ndërkombëtare të Sigurisë për të mbështetur prezantimet dhe materialet e punëtorive.
  • Të përdorni metoda mësimore të përshtatshme për grupmoshën e të rinjve. Kjo përfshin përdorimin e diskutimeve, studimeve të rasteve, dhe aktiviteteve praktike që i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë temën.
  • Të përfshini aktivitete dhe ushtrime që ju mundësojnë rinjve të kuptojnë më mirë treguesit e trafikimit të qenieve njerëzore dhe masat që mund të marrin për ta parandaluar atë. Kjo përfshin rastet e lojërave dhe simulimeve të situatave të mundshme.
  • Të kushtoni vëmendje të veçantë ndërgjegjësimit ndaj viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe të ndihmoni në krijimin e një komuniteti mbështetës dhe empatik. Të përpiqeni të eliminoni stigmatizimin dhe diskriminimin ndaj viktimave dhe të inkurajoni respektin dhe mbështetjen ndaj tyre.
  • Të inkurajoni të rinjtë për të raportuar çdo aktivitet të dyshimtë të trafikimit të qenieve njerëzore. Të mundësoni që ata të kenë informacionin e nevojshëm dhe kanë besim të mjaftueshëm në sistemin e drejtësisë për të denoncuar dhe kërkuar ndihmë.

 

LOT II: Trajner/Facilitues për punëtorinë me zyrtarë të institucioneve lokale

 

  • Të zhvillojë dhe ofrojë punëtori të specializuara për zyrtarët komunalë dhe organet e zbatimit të ligjit në rajonin e Mitrovicës.
  • Të sigurojë që zyrtarët komunalë dhe organet e zbatimit të ligjit të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në rajonin e Mitrovicës në përputhje me ligjin dhe rekomandimet e kohës.
  • Të mundësojë që punëtoria të mbulojë informacionin e nevojshëm rreth trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë rekomandimet dhe të dhënat nga Raporti i Trafikimit të Njerëzve 2022 në Kosovë.
  • Të ndihmojë zyrtarët komunalë dhe organet e zbatimit të ligjit në krijimin e një rrjeti të fortë të reagimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore në rajon.
  • Të inkurajojë bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet agjencive dhe strukturave të ndryshme për të përmirësuar efikasitetin e reagimit.
  • Të mundësojë që zyrtarët komunalë dhe organet e zbatimit të ligjit të kuptojnë mekanizmat e përdorur nga trafikuesit për të përfituar nga të rinjtë në skemat e trafikimit të qenieve njerëzore.
  • Të trajtojë temat e identifikimit, ndjekjes së shenjave të trafikimit, dhe metodave të përdorura nga trafikuesit për të përcjellë të rinjtë.
  • Të nxit zyrtarët komunalë dhe organet e zbatimit të ligjit të mbrojnë të rinjtë nga trafikimi i qenieve njerëzore në mënyrë aktive dhe proaktiv.
  • Të ndihmojë në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të hetuar raste të dyshimta të trafikimit, dhe për të ndërmarrë veprime të nevojshme me bazë në ligjin për të mbrojtur viktimat.

 

Kohëzgjatja dhe afati kohor:

  • Trajneri do të angazhohet në realizimin e punëtorive për gjithsej gjashtë (6) ditë. Kjo përfshin pesë (5) ditë punëtori me të rinjtë në shkolla dhe një (1) ditë shtesë kushtuar punëtorisë me zyrtarët komunalë dhe organet e zbatimit të ligjit.
  • Të gjitha aktivitetet do të organizohen në një periudhë kohore midis shtatorit 2023 dhe janarit 2024.

 

Kualifikimet:

  • Diplomë(t) në shkenca sociale, studime të sigurisë, ose fusha të tjera relevante.
  • Përvojë e gjerë (të paktën 3 vjet) në zhvillimin e trajnimeve, organizimin e tryezave të rrumbullakëta, dhe punëtorive, me një fokus të veçantë në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të drejtave të njeriut.
  • Njohuri të thella dhe të përdorshme rreth temës së trafikimit të qenieve njerëzore në kontekstin e Kosovës.
  • Aftësi të jashtëzakonshme të komunikimit ndërpersonale.
  • Njohuri dhe aftësi për të identifikuar dhe dokumentuar gjetjet, përfshirë përpilimin e dokumentacionit të politikave.
  • Aftësi të shkëlqyera të organizimit të punëtorive dhe zhvillimit të një kurrikule të strukturuar.
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe burimeve për të siguruar efikasitet në zbatimin e aktiviteteve.

 

Kriteret/Shkathtësitë:

  • Të jetë mirëkuptues/e;
  • Të jetë fleksibil/e;
  • Të ketë aftësi për të komunikuar me pjesëmarrësit dhe stafin e CBM-it;
  • Aftësi për të menduar në mënyrë strategjike, për të zhvilluar iniciativa si dhe për të ofruar zgjidhje dhe këshilla sidomos me fokus në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore;
  • Të ketë qasje pozitive me përfituesit.

 

Në vijim do të jenë rezultatet e pritshme të konsulencës:

 

Trajneri/lehtësuesi pritet të ketë një rol aktiv në të gjitha fazat e punëtorive, duke përfshirë përgatitjen, lehtësimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve. Gjatë kësaj periudhe të implementimit të punëtorive, trajneri do të:

 

  • Përgatisë dhe zbatojë programin dhe planifikimin e punëtorive në bashkëpunim me menaxherin e projektit.
  • Lehtësojë sesionet gjatë punëtorive në një mënyrë që të sigurojë pjesëmarrjen aktive dhe angazhimin e pjesëmarrësve.
  • Monitorojë dhe vlerësojë punën e tij si lehtësues/trajner, duke analizuar formularët e vlerësimit të mbledhur nga pjesëmarrësit dhe duke i marrë parasysh për të përmirësuar cilësinë e sesioneve të punës.
  • Ofrojë këshilla dhe mbështetje teknike për pjesëmarrësit gjatë aktiviteteve, duke ndihmuar ata të kuptojnë dhe të aplikojnë materialet dhe informacionin e prezantuar në punëtori.
  • Përgatisë një raport përfundimtar që dokumenton zbatimin e detyrave dhe aktiviteteve pas përfundimit të punëtorive.

 

Informacion shtesë:

  • Vetëm aplikimet e plota do të konsiderohen.

Si të aplikoni:

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në email adresën procurement@cbmitrovica.org. Aplikantët mund të aplikojnë për të dyja LOT bazuar në fushat e tyre të ekspertizës dhe interesit.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • Curriculum vitae (CV) që përshkruan kualifikimet dhe përvojën përkatëse.
  • Një përshkrim të përgjithshëm të fushës së punës dhe metodologjisë së propozuar për projektin, përfshirë një plan të tentuar të punëtorive që përmban aktivitetet.
  • Një shembull të projekteve të ngjashme që janë përfunduar në periudhën e fundit.
  • Propozim financiar i detajuar.

 

Shënim: Ju lutemi përdorni "Aplikim - Trajner" si subjekt i emailit tuaj.

Afati i fundit për aplikim është: 20.09.2023

PDF File: ToR - Trainer/Facilitator


Latest news

TOR: Furniture Companies

Tuesday, April 16, 2024 • 3:55 PM

ToR - Translation Services

Friday, April 5, 2024 • 3:49 PM

INVITATION TO TENDER

Thursday, March 7, 2024 • 3:55 PM

Tender notice: Supply of Electronic...

Tuesday, February 13, 2024 • 1:50 PM

TOR - Freelance trainer

Monday, February 5, 2024 • 3:31 PM