DISKUTIM MBI BALLAFAQIMIN ME TË KALUARËN DHE DREJTËSINË TRANZICIONALE: STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS VIZITOJNË BEOGRADIN


Në kuadër të kursit semestral ‘’Drejtësia Tranzicionale: Roli i Universitetit në adresimin e së kaluarës", zhvilluar dhe implementuar nga CBM dhe Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" (Fakulteti Juridik), u organizua një vizitë studimore në Beograd për një grup të përbërë nga 19 studentë, nga data 06 deri më 09 korrik. Kjo është vizita e dytë studimore me grupin e dytë të studentëve brenda këtij projekti, me vizitën e pare të organizuar në mars të këtij viti.

Programi i vizitës studimore ishte i përbërë një agjendë intensive dy ditore, që u ofroi studentëve mundësinë jo vetëm për të vizituar Beogradin për herë të parë, por më e rëndësishmja për të dëgjuar më shumë për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, shkeljet masive të të drejtave të njeriut që e karakterizuan këtë proces dhe mekanizmat e drejtësisë tranzicionale në Ballkanin Perëndimor. Programi gjithashtu kishte të përfshirë sesione mbi rolin dhe aktivizmin e të rinjve në temën e ballafaqimit me të kaluarën, dhe poashtu një ecje të kujtesës përgjatë Beogradit- vendeve/objekteve të rëndësishme që shënuan vitet e 90-ta.

Si pjesë e vizitës studimore, në mesin e aktiviteteve të tjera, studentët kishin mundësin të mësojnë dhe të angazhohen në diskutime me znj. Marijana Toma, historiane e shquar dhe anëtare e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, vizituan në Fondin për të Drejtën Humanitare dhe të takohen me znj. Natasha Kandiq, themeluese e Fondit dhe koordinatoren e Iniciativës REKOM; ndërsa gjatë gjithë vizitës studimore studentët u udhëhoqën nga aktivistja e njohur Jasmina Lazoviq.

Projekti '' Drejtësia Tranzicionale: Roli i Universitetit në adresimin e së kaluarës '', financohet nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Kosovë.


Të rinjtëDrejtësia tranzicionale

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD