MBËSHTETJA PËR GRATË E MITROVICËS VAZHDON: KONFERENCA PËRMBYLLËSE E PROJEKTIT ‘’FUQIZIMI I GRAVE PËRMES NDËRMARRËSISË NË MITROVICË''


Community Building Mitrovica dhe OJQ Inspiracija organizuan konferencën përmbyllëse të projektit ''Fuqizimi i Grave përmes Ndërmarrësisë në Mitrovicë''. Ky projekt është implementuar për një periudhë 2 – mujore. Brenda kësaj periudhe janë organizuar disa aktivitete, ndërsa target kryesor i projektit kanë qenë gratë sipërmarrëse nga Mitrovica Jugore dhe Veriore.

Eventi u hap nga Valdete Idrizi, drejtoreshë ekzekutive e Platformës CiviKos, e cili përshëndeti audiencën dhe lartësoi angazhimin e grave sipërmarrëse të Mitrovicës. Në vazhdim, u prezantuan dy arritjet kryesore të projektit: krijimi dhe regjistrimi i Asociacionit "Gratë në Biznes", dhe krijimi i platformës së online të biznesit (bwmitrovica.org) për gratë sipërmarrëse.

''Kemi arritur rezultate solide që do të jenë shumë të dobishme për gratë sipërmarrëse; përmes trajnimeve të organizuara - gratë kanë pasur mundësinë të përfitojnë më shumë informacion të detajuara lidhur me regjistrimin e bizneseve, politikat tatimore/fiskale në Kosovë, etj."- tha përfaqësuesja e CBM-it, Vetone Veliu. Më tej, zonja Veliu vuri në dukje se Asociacioni "Gratë në Biznes" është një iniciativë, e para e këtij lloji në Mitrovicë që do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë dhe rrjetëzim ndërmjet grave sipërmarrëse nga Jugu dhe Veriu i Mitrovicës.

Një nga pjesëmarrësit e aktiviteteve të implementuara në kuadër të projektit, Qefsere Kadriu shprehu mirënjohjen e saj për CBM, sepse siç tha ajo: '' Mbështetja e CBM ka qenë vendimtare për të vazhduar me biznesin tim; ashtu si në rastin tim, kjo mbështetje ka ndihmuar shumë gra për të fituar pavarësinë e tyre ekonomike, ndërkohë që ndër të tjera kemi krijuar marrëdhënie të mira dhe miqësi me njëra-tjetrën."


GruajaGratë në biznes

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD